Laura Fazliu fiton medaljen e bronztë në Austri

Xhudistja jonë, Laura Fazliu, fitoi medaljen e bronztë nga Grand Prix Upper, që po mbahet në Austri.

Medalistja olimpike shënoi tri fitore në kategorinë -63 kg.
Kujtojmë që ekipi i Kosovës siguroi dy medalje në Grand Prix të Austrisë. Dje me medalje të argjendtë u stolis, Distria Krasniqi./Indeksonline/