LDK dënon ashpër rrahjen e kryetarit të Pejës: Sulme të tilla s’i shërbejnë demokracisë dhe janë nxitëse në këtë periudhë

57

Lidhja Demokratike e Kosovës ka reaguar përmes një komunikate për media pas sulmit fizik që është bërë ndaj kryetari të Pejës, Gazmend Muhaxheri.

LDK në reagim kanë thënë se e dënojnë ashpër një sulm të tillë të dhunshëm dhe kanë kërkuar nga institucionet e rendit që të ketë rezultate të shpejta për këtë çështje dhe që të mbahen përgjegjës para drejtësisë autorët e sulmit.

“Sulme të tilla nuk i shërbejnë demokracisë dhe janë nxitëse në këtë periudhë. Dhuna nuk ka vend në shoqërinë tonë, dhe veprime të tilla kërcënojnë sigurinë dhe mirëqenien e udhëheqësve tanë.

LDK në këto momente qëndron me kryetarin Muhaxheri dhe familjen e tij”, thuhet në reagim

Reagimi i plotë:

Lidhja Demokratike e Kosovës me shqetësim pranoi lajmin për sulmin ndaj kryetarit të komunës së Pejës, Gazmend Muhaxheri.

LDK dënon ashpër këtë sulm të dhunshëm dhe po ashtu kërkon nga autoritetet rezultate të shpejta për këtë çështje si dhe personat të mbahen përgjegjës para drejtësisë.

Sulme të tilla nuk i shërbejnë demokracisë dhe janë nxitëse në këtë periudhë. Dhuna nuk ka vend në shoqërinë tonë, dhe veprime të tilla kërcënojnë sigurinë dhe mirëqenien e udhëheqësve tanë.

LDK në këto momente qëndron me kryetarin Muhaxheri dhe familjen e tij.

Comments