LDK-ja ia ndal keq “hovin” VV-së në diasporë, ishin të bindur se shkojnë në 51 deputetë: Mbeten në 48

280
fresco

Ishin të sigurt sikur dy plus që bëjnë katër – së paku në deklarata publike – se me vota të diasporës Vetëvendosja i siguron deri në 51 deputetë.

Trendi aktual, dhe me ç’duket trendi që do të vazhdojë, Vetëvendosjen e çond në 48-49 deputetë. Arsyeja?

Performanca e mirë e Lidhjes Demokratike të Kosovës në votat me postë.

Trendi agresiv prej 82% në votat e diasporës në konsulata mori tepojzën në ato me postë ku Vetëvendosja aktualisht është në 52%.

Kjo me numërimin e 62% të votave me postë, përkatësisht 40 mijë vota nga 63 mijë zarfe nga 63 mijë gjithsej.

Vetëvendosja mori 21 mijë e 200 ndërsa LDK-ja 12 mijë.

Me 52 % të votave me postë – dhe mbi 80% të atyre në konsulata – dhe duke supozuar se ky trend vazhdon deri në fund: Vetëvendosja shkon në 58% të votës së përgjithshme të diasporësd.

Kjo në mandate përkthehet në 48 deputetë – larg asaj nga ç’priste Vetëvendosja.

(Llogaritja e Shenoll Muharremit për vota të diasporës dhe se si do t’i përktheheshin në mandate Vetëvendosjes)

LVV: Vota 50% / Mandate 47
LVV: Vota 60% / Mandate 48
LVV: Vota 70% / Mandate 49
LVV: Vota 80% / Mandate 50
Qysh po performon LDK-ja?

Marrë votat në konsulata dhe ambasada dhe aktualet të numëruara me postë – dhe duke supozuar se trendi i njëjtë do të vijojë – e që duket që po – LDK nund të shkojë në 25% të votës së diasporës, përkatësisht në 20 mijë vota.

Një rezultat i tillë i qëndron porsikur ‘rampë’ (mos)rritjes së Vetëvendosjes në diasporë – ku ka kohë të gjatë mbi të cilën pretendon eskluzivitet dhe monopol si afinitet përzgjedhës politik i tyre.

Ndryshe nga viti 2021, ku Vetëvendosja kishte marrë rreth 80% të votës së diasporës, sipas përllogaritjeve të trendit, ajo nuk e arrin as 60%

Nga 20 mandate sa ka aktualisht LDK, me vijimin e këti trendi, partia e udhëhequr nga Lumir Abdixhiku mund të arrijë në 21 deputetë.

Kjo duke u bazuar në këto rezultate (ende eventuale): LDK: 18,973 me postë/20,082 diaspora/25.47%.

Sa i paramendonte Kurti?

74 mijë vota i kërkonte – fjalëpërfjalëshëm – Albin Kurti në fushatë zgjedhore drejtuar diasporës.

midle

Në votimet në konsulata dhe ambasada trendi ishte tejet i fortë për Vetëvendosjen duke shkuar mbi 80%.

Gëzimi prematur i Vetëvendosjes bëri që të shkarkohen deklarime të llojit “diaspora, me ka krejt VV” (Fitore Pacolli).

12 mijë nga 15 mijë, po, i mori Vetëvendosja.

Votimet me postë – aty ku janë mbi 60 mijë vota, së paku si zarfa të vlerësuar – kthyen tryezën mbrapsht mbi pretendimet e VV-së.

Ekskluziviteti i deklaruar i VV-së veçse ka nisur të shembet.

Vetëvendosja kishte marrë 37 mijë vota nga diaspora me postë në vitin 2021, për çka Kurti në fushatë me mërgimtarë u kërkonte “dyfish” sepse, sipas tij, “paramendoni se çka bëjmë ne ju m’e na i dhanë 74 mijë?”.

Me këtë trend aktual Vetëvendosja mund të shkojë më së largu 45 mjë vota.

Kënaqja e parakohshme e VV-së me votat në konsulata

Tre ose katër ditë më parë Vetëvendosja shkarkoi një kënaqje të madhe të parakohshme me votat nëpër konsulata.

Shembull – Londër: nga 491 vota del që Vetëvendosja t’i ketë marrë 425.

Sekuenca të tilla votimi bënë që Vetëvendosje ta jepte veten për kampione të votës së diasporës.

“Me ka krejt”, shkroi Fitore Pacolli e Vetëvendosjes duke i dhënë konkluzion krejt votës së jashtme bazuar në ato vota në konsulata.

Gëzimin e parakohshëm e kanalizoi në sulme ndaj partive politike, Fitore Pacolli, duke shkuar në trajta si “tutna s’kanë me i lanë mërgimtarët m’u kthy në Kosovë”.

Tjerë si Mefail Bajqinovci shkruar gjoja se partitë politike kanë “ofenduar me lloj lloj epiteti kundër mërgatës, zi e terr pa ndal” dhe se vota për Vetëvendosjen është shpagimi.

Anash deklarimeve politike, Vetëvendosja para-matet të jetë diku rreth 65% të votës së përgjithsme të diasporës, bazuar në atë çka kanë matur Exit Poll-et ditën e zgjedhjeve kur kanë anketuar votues të diasporës që kanë ardhur në Kosovë për të votuar.

Kjo është projektuar të jetë edhe përkthimi i votës së përgjitshme të diasporës.

Me 65% votë të diasporës Vetëvendosja do të qëndronte në 48 deputetë.

Comments