LDK me tubim masiv në Gjakovë, Abdixhiku: Qenkeni besatu për ndryshim të madh nacional

53

Kandidati për kryeministër i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku, ka falënderuar mbështetësit e partisë pas organizimit masiv në tubimin në Gjakovë.

Ai e vlerësoi tubimin si një përgjigje monumentale ndaj thirrjes për ngritje kombëtare.

“Më lejoni të ju falënderojë nga zemra, për këtë organizim sa madhështor aq edhe të ngrohtë; të ju falënderojë për këtë përgjigje monumentale që i paskeni dhënë thirrjes sime për ngritje të djathtë kombëtare!

Edhe Gjakova qenka ngritur në këmbë!

Qenka besatu për ndryshim të madh nacional!

Dhe kjo kryengritje e juaja, na bindë përfundimisht, se ndryshimi i premtuar po merr formë, po merr trajtë, po merr kuptim. Sepse populli i Kosovës, nga Llapi në Anamoravë, nga Dukagjini në Anadrin, nga Fusha e Kosovës tek Bjeshkët e Rugovës, nga Karadaku tek Malet e Sharrit – po i ribashkohet Lidhjes Demokratike të Kosovës shpresës së parë dhe të fundit të Republikës së Kosovës!” – ka thënë ai.

Comments