Lëkundje tërmeti në Shqipëri, ja ku ishte epiqendra
Lëkundje tërmeti janë ndjerë para pak minutash në Shqipëri
Sipas EMSC, tërmeti ishte me magnitudë 3,9 të shkallës Rihter ndërsa epiqendra ishte 24 km në verilindje të Tiranës.
Kujtojmë se kjo e martë shënon 2 vite nga tërmeti i 21 shtatorit 2019, ku pati lëkundje me magnitudë 5.8 të shkallës Rihter. Sipas bilancit zyrtar u dëmtuan mbi 1500 shtëpi, pallate dhe shkolla, kryesisht në zonën e Tiranës edhe Durrësit, aty ku ishte edhe epiqendra e tij. Paniku do të ishte i madh tek njerëzit.
Me mijëra qytetarë, dolën nga banesat e tyre. Një pjesë vendosën të largoheshin nga qytetet e prekura nga tërmeti, ndërsa një pjesë tjetër vendosën ta kalonin natën jashtë. Në Durrës, Ministria e Mbrojtjes vendosi çadra tek stadiumi i qytetit, me qëllim që një pjesë e qytetarëve të kalonin natën brenda tyre.