Lëndohet në punë e më pas ndërron jetë 53-vjeçari nga Xhepçishti i Tetovës

2,849

MPB njoftoj se me datë 02.07.2024 në ora 15.40 në SPB-Tetovë është raportuar se në Spitalin Klinik të Tetovës – Qendra Urgjente është sjelë pa shenja jete personi A.A. (53) nga Xhepçisht i Tetovës.

Sipas raportimit, ai kishte ra dhe ishte lënduar gjatë kryerjes së detyrave të punës në një kompani në Neproshten të Tetovës, pas së cilës ai kishte ndëruar jetë. Në vendin e ngjarjes, inspektimin e ka kryer një ekip i SPB Tetovë.

Kurse me urdhër të Prokurorit Publik, trupi i të vdekurit është dorëzuar për autopsi.

Comments