Leonard Abazi Lima shënon fitoren e pestë në Leverkusen

Dje, Leonard Abazi Lima zhvilloi me sukses ndeshjen e tij të pestë profesionale në Leverkusen, qyteti që ai e quan shtëpinë e dytë. Këtë herë, ai përballej me një boksier serb. Që nga sekonda e parë, “Princi nga Tetova” i tregoi kundërshtarit se çfarë di të bëjë më mirë – të boksojë.
Gjatë katër raundeve, Leo dominoi me inteligjencë, forcë dhe vullnet. Në raundin e pestë, me grushte të fuqishme dhe kombinime të bukura, ai e detyroi kundërshtarin të dorëzohej.
Leo tregoi sërish se ai është e ardhmja e boksit shqiptar dhe krenaria e Tetovës. Me pesë fitore në pesë ndeshje, ai vazhdon të jetë i pamposhtur dhe kthehet në shtëpi me kokën lart.
Qëllimi i tij i radhës: të bëhet kampion bote për të rinj në njërin nga federatat më të mëdha të boksit. Ndeshja e tij e radhës do të zhvillohet në qershor, përsëri në Gjermani.
I urojmë Leonard Abazi Limës shumë suksese dhe shëndet në rrugën drejt majës së boksit botëror!
