Lëvizja Anti Bixhoz i drejtohet VLEN-it: Ku mbeti premtimi i KAZINOVE

56

(Në pritje të përgjigjes nga ana e Kryeministrit të RMV – së dhe përfaqësuesve të VLEN – it në lidhje me ftesën e dërguar me datë 24.09.2024 për takim me anëtarët e Lëvizjes Anti Bixhoz)
Reagimin e Lëvizjes Anti Bixhoz e fillojmë nga fundi pasi dëshira jonë buron nga gjendja faktike e jo nga situata politike dhe intereset e ditore,andaj edhe kërkojmë që të kuptohemi drejt.
Ju drejtohemi juve që t’ ju përkujtojmë dhe njëkohësisht kërkojmë sqarim ku ngeli premtimi se do i mbylllnit objektet e lojrave të fatit,se do i pastronit të gjitha “oborret e objekteve arsimore” dhe do të çlironit popullin nga plaçkitja permanente që po i ndodh dita
ditës.

Kërkojmë sqarim,çka në të vërtetë ndodh?
Ju përkujtojmë se zgjidhjet parciale u treguan joefikase dhe kundërproduktive dhe nuk e zgjidhin problemin e kumarit në vend,ajo kërkon mund dhe veprim.
Kërkojmë të qëndroni pas premtimeve të dhëna duke ju përkujtuar se fushata elektorale ka mbaruar?
Urojmë që të kuptohemi drejt pasi situata me objektet e bixhozit vazhdon të jet alarmante dhe nuk mund të shkon në pafundësi.
Kërkojmë të bindeni qê bixhozin mos e trajtoni si problem sezonal,as problem etnik,e më së paku si problem për përfitime politike.
Përkundrazi duhet të trajtohet si problem kombëtar,si një keqe e cila shkatëron familje të tërra,të kuptohet si plaçkitje klasike e cila fuqizohet duke djegur indin njerëzor të familjeve tona dhe tuaja.

Për të eliminuar keqkuptime kërkojmë nga ju t’i përgjigjeni sa më shpejt ftesës sonë për
takim,pasi koha rrjedh.
Kërkojmë plotësim të kërkesave të Lëvizjes Anti Bixhoz,jemi vetëm për zgjidhje afatgjate!

Lëvizja Anti Bixhoz
L.A.B

Comments