Lëvizja “Besa”: Ndryshimi i madh vjen me “Rilindjen me Besë”

202
fresco
midle
Kryetari i Lëvizjes “Besa”, Bilall Kasami, tha se me ardhjen e tyre në pushtet ky shtet do të ridefinohet si një shtet i barabartë si për maqedonasit ashtu edhe për shqiptarët.
“Vërtetë që ne e kemi marrë seriozisht politikën, se qe 25 vite politika na rrejti, na mashtroi, politika na uli dinjitetin tonë shqiptar dhe ne nuk kemi kohë për të pritur. Prandaj ne ju garantojmë se të gjitha ato projekte të cilat janë nevojë imediate e Dibrës, do të realizohen. Vërtetë që këta shkatërruan gjithçka që ka të bëjë me shqiptarët dhe shqiptarinë, shkatërruan arsimin tonë, shkatërruan shëndetësinë, shkatërruan ekonominë”,– deklaroi kryetari i Lëvizjes “Besa”, Bilall Kasami.
Bartësi i listës zgjedhore në njësinë e pestë zgjedhore, Arben Labënishti, me këtë rast theksoi se “në këtë gjendje të mjerë na sollën ata që na përfaqësuan deri më sot”.
“Kur fëmijët tanë rriheshin nëpër autobusë dhe ju vizatoheshin me thikë kryqe në trupat e tyre të njomë, ata shpreheshin se janë incidente të izoluara e kurrë asnjë fajtor nuk u dënua. Kur nënat dhe motrat tona tërhiqeshin zvarrë nga njësitë speciale policore me procese të montuara gjyqësore. Përfaqësuesit e BDI–së në qeveri i shpallnin publikisht ato “grupe terroriste” para se të zhvillohej procesi gjyqësor. Kur populli nisi të vlojë dhe të kërkojë përgjegjësi për të gjitha padrejtësitë, BDI bashkë me “mijallkovët” e dogjën Kumanovën”,- tha bartësi i listës në njësinë zgjedhore pesë Lëvizja “Besa”, Arben Labënishti.
Nga kjo parti thonë se ndryshimi i madh vjen me “Rilindjen me Besë” dhe me ridefinimin e tërërishëm të këtij shteti.
Comments