Lideri i BDI-së Ali Ahmeti votoi në Zajaz

Lideri i BDI-së Ali Ahmeti, njëherësh bartësi i listës i zonës numër 6, ka votuar sot në vendlindjen e tij në Zajaz.

Ahmeti ka votuar sot në kuadër të zgjedhjeve të parakohshme parlamentare që po mbahen në Maqedoni.
Procesi zgjedhor ka filluar mëngjesin e sotëm në orën 7:00 dhe do të mbarojë në orën17:00.