Limaj i vetofrohet Kurtit për formimin e Qeverisë së re, “gozhdohet” me kritika: Nga çelik në bakër

Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatimir Limaj, mbrëmë i është ofruar kryeministri në detyrë Albin Kurti për formimin e qeverisë së re. Ndryshe nga të gjitha partitë opozitare, Limaj është i pari që e ka e ka bërë një hap të tillë.
Ndonëse AAK-ja, subjekti më të cilin ka gruar bashkë në zgjedhjet e 9 shkurtit është shprehur kundër çfarëdo bashkëpunimi me VV-në, Limaj pritet të veprojë ndryshe.
Gatishmëria e tij për të bashkëpunuar me VV-ë në emër të “interesit shtetëror” ka nxitur reagime të shumta.
Opozita dhe njohësit e rrethanave politike në vend kanë bërë me dije se Limaj një gjë të tillë po e bën për interesa të ngushta.
Ndër të parë që ka reaguar, ka qenë kryetari i PSD-së, Dardan Molliqaj.
Ai ka ironizuar me nofkën e Limajt në luftë “Komandant Çeliku”.
“Nga çelik në bakër, shumë shpejt!”, ka shkruar Molliqaj në profilin e tij në “Facebook”.
I ashpër me Limajt ka qenë edhe Kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci.
Ai ka treguar se edhe për çfarë çmimi Limaj do të hynte në qeveri me Kurtin.
“Fatmiri është i gatshëm nëse Albin Kurti e thërret të bashkohet me të për krijimin e qeverisë së re. Unë besoj që Fatmir Limaj shkon edhe veç një ministri me ia jep Albini, ai shkon me të në qeveri”, ka thënë Lladrovci në Klan Kosova.
Kurse, nënkryetari i AAK-së, Ardian Gjini, ka bërë me dije se qëndrimi i AAK-së është që të mos bashkëpunojë me VV-në për krijimin e Qeverisë së re.
“Nuk është fare qëndrim i Aleancës çfarëdo koalicioni me VV-në”, ka thënë Gjini për gazeten “Express”.

Edhe më të ashpër se opozita me kritika kanë qenë analistët politikë.
Duke i rikujtuar termet fyese të Kurtit ndaj opozitës, gazetari Lirim Mehmetaj ka vlerësuar nuk beson që Limaj do të bashkëpunojë me VV-në.
“Une nuk e besoj qe Fatmir Limaj behet me Albin Kurtin. Nuk e besoj qe eshte hajvan”, ka shkruar Mehmetaj në profilin e tij në “Facebook”.
Kurse, analisti Astrit Gashi ka bërë me dije se Limaj i ëshët ofruar Kurtit për të bashkëpunuar.
“Albin jam i gatshem me te sherby…keshtu e la te kuptohet Fatmir Limaj sonte ne Debat Plus. Nisma me deputetet e saj, nuk paska vija te kuqe. Limaj deri me tani eshte lideri i vetem opozitar qe nuk perjashtoi bashkepunimin me VV dhe Albin Kurtin”, ka shkruar Gashi.
Çka tha Limaj?
Kryetari i Nismës, Fatmir Limja, mbrëmë është treguar i gatshëm të bashkëpunojë me kryeministrin në detyrë Albin Kurti për t`i formuar institucionet e reja.
Ai ka bërë me dije se nuk ka vija të kuqe për askënd dhe është i gatshëm të ulet në tavolinë.
“Kusht t’më fton në tavolinë, unë shkoj ulna – për tema nacionale. Çka po të vynë një qeveri jo funksionale, kurrë. Nuk hy në një qeveri jofunksionale. As me opozitën nuk e përjashtojë që ulem”, është shprehur Limaj.
Ai ka treguar se me me AAK-në janë parti të ndara.
“Duhet ta kuptojmë se ne jemi dy parti politike. Nuk e kemi të domosdoshme të votojmë njëjtë për çështje të ndryshme”.
I pyetur nëse është kontaktuar deri më tani nga dikush për ndonjë koalicion të mundshëm, Limaj është përgjigjur.
“Ne jemi të vegjël, kanë punë njëherë të mëdhenjtë për koalicione”, ka deklaruar i pari i AAK-së.