Lionel Messi për Lamine Yamalin: Është vetëm 17-vjeç, është një nga më të mirët

66
fresco

Lionel Messi, futbollisti i Inter Miamit foli për “Simplemente Futbol” rreth Lamine Yamalit, yllit të Barcelonës.

Argjentinasi tha se Lamine është një prej lojtarëve më të mirë në botë momentalisht dhe do të ketë rritje të mëdha gjatë karrierës së tij, shkruan Indeksonline

midle

“Është mbresëlënëse ajo që po tregon Lamine Yamal. Ai tashmë është kampion në Euro me Spanjën.

“Ai është vetëm 17-vjeç, është në proces të rritjes. Ai do të vazhdojë të rritet si lojtar dhe do të shtojë gjëra në lojën e tij, ashtu siç bëra unë. Ai ka cilësi të jashtëzakonshme dhe tashmë është një nga lojtarët më të mirë në botë”, u shpreh Messi

Lamine Yamal gjatë këtij sezoni ka zhvilluar 45 ndeshje në të gjitha garat, shënoi 14 gold dhe bëri 21 asisite./Indeksonline/

Comments