“Lista Serbe nuk e përjashton mbështetjen për një qeveri të re me Albin Kurtin”

108
fresco

Andrija Ignjatoviq nga partia serbe në Kosovë, ka lënë të hapur mundësinë që Lista Serbe të mbështesë edhe një herë një qeveri të udhëhequr nga Albin Kurti, në rast se krijohet një shumicë e re parlamentare.

midle

Ignjatoviq tha se, bazuar në përvojat e kaluara, një veprim i tillë nuk do të ishte i paprecedentë.

“Në bazë të përvojës së mëparshme, nuk mund ta përjashtoj mundësinë që Lista Serbe të mbështesë edhe një herë një qeveri të re me Kurtin në krye, duke pasur parasysh se ata kanë mbështetur çdo qeveri të mëparshme, përfshirë edhe atë të Kurtit,” theksoi ai për Gazeta Blic.

Comments