
Liverpool tregon se është një ekip që në Champions League e tregon gjithnjë veten, bën me dije SYRI.net.
Për 20 minuta “The Reds” shkatërrojnë Hofenhaim, duke siguruar kualifikimin në fazën e grupeve.

Tre herë brenda këtij harku kohor shënojnë lojtarët e Jurgen Klop, duke entuziazmuar tifozët në “Anfield Road”.
Dy herë realizon Emre Can dhe një gol i Salah i japin avantazhin anglezëve.
Gjermanët shkurtojnë diferencën e golave me Uth në minutën e 28-të, duke e bërë edhe më të bukur këtë sfidë të kthimit.