Lladrovci: Limaj është i gatshëm të hyjë me Kurtin vetëm për një ministri

Kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci, ka thënë se negociata të lira do të mund të zhvillohen mes Lëvizjes Vetëvendosje dhe Nismës Socialdemokrate.
Lladrovci ka thënë se Fatmir Limaj, kreu i Nismës, do të hynte në qeveri edhe me një ministri.

“Fatmiri është i gatshëm, nëse Albin Kurti e thërret të bashkohet me të për krijimin e qeverisë së re. Unë besoj që Fatmir Limaj shkon edhe veç një ministri me ia jep Albini, ai shkon me të në qeveri”, ka thënë Lladrovci.
Ai ka treguar se një gjë të tillë e ka paralajmëruar edhe më herët.
“Unë e kam thënë me 10 shkurt se kam frikë se z.Limaj do t’i bashkohet Albin Kurtit. E kam thënë sepse në politikë jam për mbi 40 vjet dhe i njoh personalitetet e ndryshme”, është shprehur Lladrovci.