Lladrovci: Lufta jonë e drejtë nuk mund të zbehet nga asnjë pretendim, as me akuza të reja

72

Kryetari i Drenasit, Ramiz Lladrovci, ka reaguar pas aktakuzës së re që mbrëmë u konfirmua për ish-Presidentin e Kosovës, Hashim Thaçin.

Ai ka publikuar një foto me Thaçin, teksa ka thënë se lufta e UÇK’së nuk mund të zbehet nga asnjë pretendim e as me akuza të reja.

“Lufta jonë e drejtë nuk mund të zbehet nga asnjë pretendim, as me akuza të reja. Besimin tonë në drejtësi, nuk ka të drejtë askush ta shpërdorojë!”,, ka shkruar Lladrovci.

Comments