Lladrovci pretendon se “rreth 600 aktivistë të VV-së” e kanë lënë partinë në Drenas: “Kanë dalë në PDK”

87

Rreth 600 aktivistë të Vetëvendosjes janë dorëhequr nga partia dhe shumica prej tyre kanë kaluar në Parti Demokratike të Kosovës, ka pretenduar Kryetari i Drenasit, Ramiz Lladrovci.

Kjo pasi u pyet në “Pressing” të T7 për kalimet në PDK e disa muajve më parë të disa zyrtarëve të VV-së dhe aktivistëve në Drenas.

“Nga strukturat e Vetëvendosjes muj m’e thanë që rreth 600 libreza–se ata kanë libreza–janë dorëzu. Na s’e kemi të bë madhe – aktivista – e shumica prej tyne kanë kalu në PDK. Po na nuk e bëjmë të madhe”, tha Ramiz Lladrovci.

Comments