Deputetja e VV-së, Edona Llaloshi, e ka postuar fotografinë që ia ka bërë sot kolegu i saj Mefail Bajqinovci.
Në profilin e saj në Facebook, ajo e ka postuar fotografinë duke e nënshkruar betimin e deputetit.
“Sot, për herën e tretë, u betova si deputete e Kuvendit të Republikës së Kosovës. Me këtë rast, dua të shpreh edhe një herë falënderimin tim për mbështetjen tuaj të vazhdueshme. Me punë e përkushtim do të angazhohem në jetësimin e vizionit tim dhe të Lëvizjes VETËVENDOSJE për artin, kulturën dhe komunitetin artistik. Na prift e mbara!”, ka shkruar ajo.



