Lojtari i Bundesligës mund t’i bashkohet Shqipërisë, FSHF-ja nis kontaktet me të

166
fresco

Federata Shqiptare e Futbollit (FSHF) ka filluar kontaktet për të sjellë në kombëtare yllin e Mainzit.

Bëhet fjalë për anësorin, Anthony Caci ku FSHF-ja synon ta ketë atë në dispozicion për ndeshjet kualifikuese të Botërorit 2026.

midle

Caci, ka qenë pjesë e grupmoshës U-21 të Francës si dhe mori pjesë në Olimpiadën e Tokios në vitin 2021.

Ai po ashtu ka qenë pjesë e Strasbourgut ku ndihmoi ekipin e tij ta rikthejë në elitën e futbollit francez, ndërsa tashmë ai është lojtar i Mainzit në Bundesliga, ku është një lojtar i rëndësishëm për skuadrën gjermane./IndeksOnline/

Comments