LSDM dërgon porosi Gruevskit për protestat



LSDM-ja ka reaguar lidhur me protestat e VMRO-së në derën e KSHZ-së ku po shqyrtohen ende ankesat paszgjedhore të kësaj partie.
Me anë të një reagimi, LSDM-ja i ka bërë thirrje institucioneve që të largojnë fjalimet që kanë në përmbajtjen e tyre urrejtje dhe thirje të tilla, dhe të drejtohen në demokraci.
“Mbrëmë ishim dëshmitarë të deklaratave fashiste para KSHZ-së që kanë bërë drejtues të VMRO-së, dhe e gjitha kjo për të shpëtuar Gruevskin nga përgjegjësia”, thuhet më tej në deklaratën për shtyp të LSDM-së.