LSDM me propozim-ligj: Të hiqen kontributet për 400 mijë të punësuar, tu rritet rroga për 15 mijë denarë

60
fresco

Grupi parlamentar i LSDM-së do të paraqesë ligji për lirim nga kontributet dhe rritje të pagave. Sipas deputetes së Sanja Llukarevska me këtë propozim ligj kërkojnë rritje të pagave për 15 000 denarë për 400 000 të punësuar.

midle

“Grupi parlamentar i LSDM-së propozon zgjidhje ligjore me të cilën do ju ndihmohet edhe të punësuarve edhe kompanive dhe do të siguroj të ardhura shtesë në buxhet. Me këtë ligj, të cilin LSDM do ta dorëzoj në Kuvend, punëdhënësit në sektorin privat do të mund ti rrisin pagat e të punësuarve të tyre prej 3 000 deri në 15 000 denarë, pa u dashur të paguajnë kontribute për këtë pjesë”, ka deklaruar Sanja Llukarevska, deputete e LSDM-së.

Comments