LSM-ja kërkon rritje të pagës minimale në 500 euro

71
fresco

Lidhja e Sindikatave të Maqedonisë (LSM) kërkon rritje të pagës minimale në 500 euro. Pritet që propozimin ta dorëzojnë sot në Qeveri, ndërsa bashkë me pagën minimale, kërkojnë edhe rritje të të gjitha pagave të tjera. Sipas tyre, rritja e minimales në 24 400 denarë, siç është paraparë në pajtueshmëri me harmonizimin ligjorë, është rritje shumë e vogël, duke pasur parasysh shpenzimet e jetesës. Përndryshe, paga minimale këtë muaj duhet të harmonizohet dhe sipas përllogaritjeve do të kishte rritje prej rreth 1.800 denarë.

midle

Sipas sindikalistëve, paga duhet të jetë 500 euro, ndërsa kontributet për dallimin e lartësisë së pagës minimale deri në shifrën 30 mijë denarë duhet ta subvencionojw shteti, gjë për të cilën pajtohen edhe punëdhënësit. Nga Qeveria lënë hapësirë për marrëveshjes mes punëdhënësve dhe punëtorëve, por lidhur me subvencionimin thonë se nuk është në axhendë. Paga minimale aktualisht është 22.567 denarë. /Alsat.mk

Comments