Luan Krasniqi propozohet si ambasador i Kosovës në Gjermani

368

Ish-zv/ministri, Gani Dreshaj, e ka bërë një propozim jo fort të zakontë për ambasador të Kosovës në Gjermani.

Sipas tij, njeriu kryesor dhe më adekuat për këtë pozitë është ish-boksieri, Luan Krasniqi, shkruan lajmi.net.

Dreshaj në një postim në Facebook ka thënë se Krasniqi është personi që ka përfaqësuar më me dinjitet kulturën dhe zotësinë shqiptare në Gjermani.

Postimi i plotë i Dreshajt:

Diplomacia kosovare në Gjermani ka mbetur pa të zotin e shtëpisë. Largimi i Beqë Cufajt ka lënë boshllëk dhe mund të ketë pasoja. Puna e tiij ishte tejet profesionale dhe e pandalshme.

Në këtë situatë, i propozoj presidentes Osmani, kryeministrit Kurti, dhe kryediplomates Gërvalla që Luan Krasniqi të jetë ambasador i Kosovës në Gjermani.

Luani është njeriu që ka përfaqësuar me dinjitet kulturën dhe zotësinë shqiptare në Gjermani, ashti siç ka bërë miliona gjermanë krenarë me bëmat e tij.

Luani është i përgatitur profesionalisht dhe do ta kryente me nder e përkushtim këtë detyrë kaq të rëndësishme.

Luan Krasniqi është përtej politikës, nuk përfaqëson asnjë parti, përfaqëson shqiptarinë.

Jam i bindur që tërë diaspora përkrahë këtë propozim timin!. /Lajmi.net/

Comments