Lushi pyet Kurtin dhe Sveçlën: Çka po ndodh me ju azganë të VV-së, si e lejoni EULEX-in të bastis familje heronjsh?

325

Uk Lushi, veprimtar i shquar që jeton në Amerikë, pyet se si është e mundur që Kurti dhe Sveçla po tolerojnë bastisjet e EULEX-it ndaj familjeve të heronjve, duke përkujtuar rrotullimet e xhipave të EULEX-it nga dyshja Kurti-Sveçla, në kohën sa ishin në opozitë.

Ky reagim i Lushit, vjen pas bastisjes që EULEX ka bërë ndaj familjes së heronje Bahri dhe Fahri Fazliu.

“Si është e mundur që Albin Kurti dhe Xhelal Sveçla dikur rrotullonin xhipat e EULEX-it dhe me të drejtë kërkonin që shteti i Kosovës të jetë sovran në monopolin policor dhe ligjor, kurse tash, ndërsa janë në pushtet kjo dyshe trimash, EULEX terrorizon qytetarë dhe familje heronjësh të Kosovës me bastisje si dikur milicia serbe, megjithatë Kurti dhe Sveçla nuk bëzajnë?!

Çka ka ndodhur me ju dhe azganët e VV-së? Deri kur nuk do të guxoni të flisni dhe veproni si qeveri, pushtet dhe shtet?!”, shkruan Lushi./Periskopi

Comments