Lushtaku: PDK-ja nuk e voton buxhetin: Nuk është aspak zhvillimor

74

Deputeti i PDK-së, Mërgim Lushtaku, në seancën e Kuvendit të Kosovës, ku po diskutohet për Buxhetin për vitin 2025, ka kritikuar qeverinë Kurti.

Ai ka thënë se qytetarët nuk do t’ia shohin hairin planifikimit buxhetor nga qeveria Kurti.

“Fjalimet populiste nuk po i ngopin qytetarët, nuk po e parandalojnë migrimin, thoshte nuk jemi të varfër dhe të vjedhur, vitin e kaluar thoshte që s’mundemi me i rritë pagat se jemi të varfër, ndërsa këtë vit ju kujtua që janë zgjedhjet dhe i rriti pagat duke ia qitur çmimin votës”.

“Një planifikim buxhetor që ky shtet e ky popull nuk sheh kurrfarë hairi. Çdo planifikim buxhetor ishte i keq dhe nuk sillte asgjë te qytetarët. Tash e katër vite kemi një buxhet të mbijetesës dhe aspak zhvillimor”, ka thënë ai në Kuvendin e Kosovës.

Ai ka thënë se PDK-ja nuk e voton Projektligjin për buxhetin për vitin 2025.

“Qeveria nuk ka ndonjë vizion zhvillimor dhe kjo gjë shihet tek investimet kapitale. Për këto dhe shume arsye të tjera ne nuk do të votojmë këtë projektligj dhe do të theksojmë se ky buxhet dhe ky planifikim nuk do të zgjasë shumë vetëm dy tre muaj sepse pas 9 shkurtit do të vijë një qeveri…”, ka thënë Lushtaku.

Comments