Lushtaku viziton ish krerët e UÇK-së në Hagë: Vendi i tyre është mes nesh, dhe aty do të kthehen, sepse drejtësia gjithmonë triumfon
Deputeti i PDK-së, Mërgim Lushtaku ka vizituar ish krerët e UÇK-së në Hagë.
Lushtaku përmes një postimi në Facebook, ka shkruar se “me zemra të forta, shpirtra të qetë dhe krenari të palëkundur, ata dëshmojnë se e vërteta e luftës sonë të drejtë për lirinë e Kosovës nuk mund të sfidohet nga padrejtësitë”.
“Ata janë mishërimi i sakrificës dhe qëndresës së popullit tonë. Vendin e tyre e kanë mes nesh, aty ku historia i ka skalitur si heronj dhe burra të lirisë. Dhe aty do të kthehen, sepse drejtësia gjithmonë triumfon!”, ka shkruar Lushtaku. /Lajmi.net/
Postimi i tij i plotë në Facebook: