Makina godet për vdekje një person në Batincë të Shkupit

66

Një person i moshës 83 vjeçare është goditur për vdekje nga një makinë në fshatin Batincë të Shkupit, ka bërë të ditur policia.

“Më 26.10.2024 në ora 19 në SPB Shkup është denoncuar se në udhëkryqin nga rruga rajonale Shkup – TEC Kozjak me rrugën “1” në fshatin Batincë të Shkupit, vetura “Folksvagen Golf” me targa të Shkupit, me shofer A.S.(33) nga fshati Cvetovë e Shkupit, ka goditur këmbësorin F.I.(83) nga fshati Batincë e Shkupit. Në fatkeqësi, pas lëndimeve të marra, ka vdekur F.I. kurse nga ana e mjekut të Ndihmës së Shpejtë është konstatuar vdekja”, thuhet mes tjerash në njoftim.

Shtohet se trupi i të ndjerit është dërguar për t’iu nënshtruar obduksionit, ndërkaq shoferi A.S. është dërguar në Spitalin e Përgjithshëm të Qytetit “Shën Naumi i Ohrit” në Shkup për të marrë mjekim ku janë konstatuar lëndime trupore.
Hetim në vendin e ngjarjes ka kryer ekipi i SPB Shkup.

Comments