Manastirliu: Sot mbërrijnë 11.700 vaksina Pfizer! Shqipëria vend me risk të ulët!

344

Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu në fjalën e saj në Kuvend tha se vendi ynë tashmë ka dalë nga zona e riskut për përhapjen e virusit COVID-19.

Ndërsa dha lajmin se sot do të vijnë  11.700 vaksina Pfizer,  shtoi se 360 mijë qytetarë kanë kryer të dy dozat e vaksinës.

‘Sot kemi më pak se 170 raste aktive në të gjithë vendin. Kemi një rënie të ndjeshme të indikatorëve matëse që është 5 raste për 100 mijë banorë. Kemi dalë nga zona e riskut moderuar dhe sipas të gjitha të dhënave ndërkombëtare jemi konsideruar si një vend me risk të ulët për përhapjen e virusit COVID. Procesi i vaksinimit do të vijojë.

Sot presim 11700 doza të vaksinës Pfizer. Arrijmë në 967 mijë vaksina të mbërritura në vendin tonë. Marrëveshja që sjellim për miratim në këtë seancë garanton edhe 500 mijë doza të vaksinës SINOVAC. Kjo do të shërbejë edhe për zgjerimin e fashës së vaksinimit. 360 mijë qytetarë kanë kryer të dy dozat e vaksinës.

Sot fasha e vaksinimit ka zbritur në 57 vjeç, përpos vaksinimit të kombinuar. Kjo është koha më e mirë për të intensifikuar këtë proces jetik. Jemi të vetëdijshme se lufta me COVID 19 ende nuk ka përfunduar. OBSH edhe së fundmi ka apeluar për kujdes pasi kjo pandemi ka ende të panjohura. Ndaj lehtësimi gradual i masave duhet të shoqërohen me vigjilencë të shtuar. Sezoni verës po shoqërohet edhe me masa të shtuara.’- tha Manastirliu.

Comments