Manchester City në gjysmëfinale të FA Cup

139
fresco

Skuadra e Manchester Cityt është kualifikuar në gjysmëfinale të FA Cup, pasi mposhti Bournemouthin me shifrat 1:2.

Të parët që shënuan gol ishin vendasit, me anë të Evanilsonit në minutën e 21’të, shkruan Indeksonline

Para se Bournemouth të shënonte gol, sulmuesi norvegjez, Erling Haaland humbi penallti.

midle

Ishte pikërisht Haaland që në pjesën e dytë barazoi rezultatin në 1:1.

Kurse golin e fitores për ekipin e Pep Guardiolas e shënoi Marmoush në minutën e 63’të.

Manchester City kualifikohet në gjysmëfinale, në kompeticionin e vetëm që ende po lufton për trofe këtë edicion.

Si kundërshtar në gjysmëfinale, City do ta ketë Nottingham Forets, kurse ndeshja tjetër është ajo mes Aston Villas dhe Crystal Palaces. Ndeshjet zhvillohen në stadiumin “Wembley”./Indeksonline/

Comments