Manchester Unitedi në garë për të nënshkruar me yllin e Bournemouthit

38
fresco

Manchester Unitedi pa dyshim do të nisë një fazë rindërtimi këtë verë.

“Djajtë e kuq” dëshirojnë ta lënë pas krahëve këtë sezon, i cili është edhe më i dobëti i tyre në shekullin 21.

Siç raporton “The Sun”, Manchester Unitedi, ka hedhur sytë tek ylli i Bournemouthit, Antoine Semenyo.

Ruben Amorim thuhet se është një admirues i madh i anësorit, i cili iu bashkua Bournemouthit nga Bristol City për 10.5 milionë funte në janar 2023.

midle

Tani mësohet se Semenyo mund të kushtojë 70 milionë funte, me Bournemouthin që nuk ka gjasa ta lënë atë të shkojë lehtësisht.

Kjo mund të paraqesë një problem për Unitedin, megjithëse struktura e marrëveshjes mund të përfshijë një tarifë më të ulët me shtesa të mëdha.

Semenyo, po kalon një supersezon me Bournemouthin ku të cilët janë në garë edhe për një vend në Evropë.

Ai ka shënuar 10 gola në 37 paraqitje këtë sezon me Bournemouthin./IndeksOnline/

Comments