MAPL dhe “Jetimat e Ballkanit”, mbi 200 shtëpi do të ndërtohen në veri, tri themele u vendosen sot

67

Mbi 200 shtëpi të reja do të ndërtohen në veri të Mitrovicës.

Lajmin e kanë bërë të ditur ministri i Administrimit të Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi, dhe kryetari i shoqatës humanitare “Jetimat e Ballkanit”, Halil Kastrati.

Përmes një njoftimi në Facebook, Kastrati bëri të ditur se sot u vizituan tri familje, të cilat do të bëhen me shtëpi të reja, shkruan IndeksOnline.

Themelet e tri shtëpive u vendosen sot, teksa ndërtimi i të tjerave do të fillojë në javët në vazhdim.

Përmes një memorandumi bashkëpunimi, MAPL-ja dhe “Jetimat e Ballkanit” kanë bërë marrëveshje për ndërtimin e mbi 200 shtëpive, 100 prej të cilave do t’i ndërtojë vet shoqata humanitare.

Comments