Maqedonci: Kosova është vetëm një hap larg anëtarësimit me të drejta të plota në NATO
Ministri i Mbrojtjes të Republikës së Kosovës, ka reaguar pasi u votua pro ngritjes së statusit të Kosovës në Asamblenë Parlamentare të NATO-s.
Ai përmes një postimi në Facebook ka shkruar se pas këtij vendimi, Kosova do të ketë të drejtë propozimi e komentimi të çdo procesi apo dokumenti që trajtohet nga Asambleja e NATO-s.
“Me këtë vendim Kosova është vetëm një hap larg anëtarësimit me të drejta të plota në NATO, gjë që sigurisht se do të ndikoj në stabilizimin e Ballkanit”, ka shkruar Maqedonci ndër të tjera.