Maqedonci vizitë në Shqipëri: Bashkë për një ushtri më të përgatitur

69

Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, ka qëndruar në Shqipëri me ftesë të ministrit të Mbrojtjes.

Postimi:

Me ftesë të Ministrit të Mbrojtjes së Republikës së Shqipërisë, z. Pirro Vengu, sot kisha nderin që të marr pjesë në ceremoninë e betimit të kursantëve të Kursit Komando, zhvilluar në Regjimentin e Operacioneve Speciale në Zallher.

Ushtarakët nga Kosova pas përfundimit me sukses të këtij kursi tejet sfidues, do të kenë mundësinë që njohuritë e shkathtësitë e fituara t’i vënë në funksion të zhvillimit të Forcës së Sigurisë së Kosovës dhe mbrojtjes së vendit.

Bashkë për një ushtri më të përgatitur dhe më të fortë!

Comments