Maqedoni/Cilët qytetarë do të përfitojnë nga pako e re me ndihma financiare

471

Qeveria e Maqedonisë së Veriut po përgatit pako të re të ndihmës financiare për muajt e dimrit.

Kjo u bë e ditur sot nga Kryeministri Dimitar Kovaçevski, përcjell INA.

Sipas tij, pako anti-krizë do të përfshijë pensionistët, kategoritë më të rrezikuara dhe studentët.

“Në shpërndarjen e buxhetit që është dorëzuar në Kuvend, tashmë janë ndarë mjete financiare për kategoritë më të rrezikuara të qytetarëve, këtu mbi gjitha mendoj për pensionistët, gjithashtu mendoj në ndihmën e atyre që kanë të ardhura më të ulëta, ata që marrin ndihmë sociale të garantuar, megjithatë duhet të ndihmohen edhe të rinjtë që nuk fitojnë, për shkak se janë studentë dhe nxënës të shkollave të mesme e kështu me radhë”, deklaroi kryeministri Kovaçevski.

Ai njoftoi se gjatë ditëve në vijim do jepen detaje lidhur me shpërndarjen e kësaj asistence sociale, që do ndihmojë qytetarët e kategorive sociale dhe me të ardhura të ulta për përballimin e dimrit.(INA)

Comments