Maqedoni: Për momentin pa kufizime, prioritet është vaksinimi

307

“Të vaksinohen sa më shumë qytetarë për të arritur imunitetin kolektiv, për t’u mbrojtur nga variantet tjera dhe valët e reja nga coronavirusi. Tani ky është prioritet”.

Këtë e deklaroi ministri i Shëndetësisë Venko Filipçe, duke dolur për masa të reja kufizuese. Ai tha se vaksinimi në terren që ka filluar dje, do të vazhdojë edhe sot në mbi 90 vendbanime, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Filipçe tha se për momentin situata është e qetë. Ai theksoi se do të ketë mutacione të reja të virusit, por nuk mund të jetohet me kufizime.

“Gjendja epidemiologjike është e qetë, por theksi duhet të vendoset tek vaksinimi si mekanizëm për mbrojtje. Vaksinimi është mekanizmi i vetëm për rritjen e imunitetit kolektiv dhe parandalimin e ndonjë vale të re. Sigurisht do të ketë lloje të reja të virusit, megjithatë nuk mund të jetojmë me kufizime”, tha Filipçe.

Ai shtoi se nuk mendohet që në kufi për hyrje në RMV të kërkohet vërtetim për vaksinim ose test negativ PCR./Telegrafi/

Comments