Mbi 470 viktima nga uragani Methju në Haiti

322
fresco
midle
A woman carrying a child walks in the rain triggered by Hurricane Matthew in Port-au-Prince, Haiti, Tuesday, Oct. 4, 2016. Hurricane Matthew roared into the southwestern coast of Haiti on Tuesday, threatening a largely rural corner of the impoverished country with devastating storm conditions as it headed north toward Cuba and the eastern coast of Florida. (AP Photo/Dieu Nalio Chery)

Bilanci i viktimave nga uragani Methju në shtetin ishullur Haiti arriti në 437 veta, kumtuan sot autoritetet.

Njerëzit tani luftojnë me mungesën e ujit për pije, ushqimit dhe presin që sa më shpejt të sanohen shtëpitë e tyre. Në strehimoret e improvizuara aktualisht janë të vendosur 175.000 njerëz të cilëve uragani ua prishi shtëpitë. Prej tyre, rreth 100.000 janë fëmijë, theksohet në kumtesë.

Sipas banorëve lokalë, çmimi i ushqimit është dyfishuar, vendjetesat sanohen shumë ngadalë, ndërsa ndihma që arrin është e pamjaftueshme.

Autoriteteve tani u mbetet edhe lufta për pengimin e përhapjes së kolerës, që është rrizik serioz për shkak të dëmtimit të ujësjellit. Për këtë qëllim, Organizata Botërore e Shëndetësisë dërgoi një milionë vaksina kundër kësaj sëmundjeje.

“Në javë shënojmë nga 500 raste të reja të infektimit me këtë sëmundje vdekjeprurëse”, deklaroi Dominik Lergos, ekspert i OBSH-së.

Sot qyteti Port o Prens mori stacion për pastimin e ujit, që prodhon nga 250.000 litër ujë për pije në ditë. Por disa rajone ende janë të pakapshme për dërgimin e ndihmës humanitare.

Kombet e Bashkuara apelojnë tek të gjitha njerëzit që të përfshihen në organizimin e grumbullimit të mjeteve dhe ushqimeve.

Comments