Mbi 72 mijë persona të vaksinuar deri tani në Kosovë

512

Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se aktualisht në Kosovë janë vaksinuar 72.637 persona, derisa në 24 orët e fundit, 2.955 persona kanë marrë vaksinën anti-COVID. MSH-ja ka bërë të ditur se numri i rasteve aktive me koronavirus është 1.652, përfshirë 12 rastet e fundit aktive që rezultuan.

Që nga fillimi i pandemisë janë shëruar 103.564 pacientë, ndërsa janë testuar 619.091 persona. Numri i personave të vdekur gjithsej është 2.243.

Comments