Mbledhja e VLEN, ASH-Taravari: Nuk kemi marrë njoftim për takimin

Kryetari i Lëvizjes Demokratike, pjesë e koalicionit VLEN, Izet Mexhtit tha se sot me fillim nga ora 14 do të mblidhen liderët e koalicionit VLEN në Shkup, përcjell TV21. Sipas tij, në mbledhje do të diskutohet për vendimin e mbrëmshëm të ASH-Taravari. Të pyetur nëse kanë marrë ftesë për këtë takim të VLEN, nga ASH-Taravari thonë:

“Deri më tani si ASH nuk kemi marrë njoftim për takimin”, tha shkurt për TV21 sekretari gjeneral i ASH-së Blerant Ramadani.
Ndryshe, nga ASH-Taravari mbrëmë vendosën që në zgjedhje lokale të shkojnë me lista të veçanta për këshilltarë, ndërsa theksuan se për kandidatët për kryetarë të komunave, janë të hapur për bashkëpunime me të gjitha partitë.