Me diplomë fiktive të gjuhës angleze shefi i ri i shërbimit sekret të Maqedonisë

103

Drejtori i ri i Shërbimit Sekret të Maqedonisë së Veriut ANB, Bojan Hristovski, e mori detyrën me një diplomë fiktive të gjuhës angleze nga Plovdivi, shkruan media bullgare “Faktor”.

Në artikull, siç thuhet, nuk ka një shkollë të tillë të gjuhëve në adresat e treguara në Plovdiv të Bullgarisë. Aty ka qenë dikur kompania “Julia Co.LTD”, por tani zyra është mbyllur dhe punojnë online.

Në një bisedë telefonike, personi që është përgjigjur në numrin e publikuar në broshurë ka treguar se kompania nuk lëshon certifikata TOEFL dhe nuk zhvillon trajnime për marrjen e një certifikate të tillë, shkruan “Faktor.bg”. (INA)

Comments