Më në fund! City i kthehet fitoreve, e mposht Leicesterin

142

Pas pesë ndeshjeve, Manchester City i është rikthyer rezultateve pozitive.

“Cityzens” të udhëhequr nga Pep Guardiola, kanë arritur të triumfojnë si mysafirë të Leicester Cityt.

Manchester City ka fituar 2-0, me golat e shënuar nga Savinho (i pari këtë edicion) dhe Erling Haaland.

Me këtë fitore të arritur sot në “King Power Stadium”, City e mbyll një seri të gjatë me rezultate negative.

Tre pikëshi i sontëm, e vendos Cityn në pozitën e pestë në tabelë me 31 pikë pas 19 ndeshjeve.

Ndërkohë, Leicester City i Ruud van Nistelrooy pozicionohet 18-ti me 14 pikë të tubuara në po ashtu 19 ndeshje./GazetaExpress/

Comments