Mediat shqiptare nxituan dhe gabuan: Publikuan “Ra Vuçiqi”
Lajmi i rremë u shoqërua me pamjet e disa protestave të mëparshme.
“Është e qartë se nga vjen e gjithë kjo dhe kush i pret të gjitha këto në Serbi”, vlerësojnë disa media.
Kujtojmë se kryeministri serb Millosh Vuçeviq ka dhënë sot dorëheqjen në një konferencë të jashtëzakonshme për media.
“Kjo politikë të cilës unë i përkas, partia që unë drejtoj, duhet të tregojë shkallën më të lartë të përgjegjësisë, duhet të sjellë ligje të reja, të tregojë se është më e përgjegjshmja, objektivisht. Prandaj, pas kësaj ngjarje në Novi Sad, vendimi im i parevokueshëm është të japë dorëheqjen nga posti i presidentit.” “Qeveria e Serbisë”, tha Vuçeviq.
Ai ndër të tjera shtoi se është absolutisht i sigurt se pas të gjitha bllokadave, tensioneve dhe ndarjeve në shoqëri qëndron dikush nga jashtë, me qëllim që të “rrezikohet Serbia si shtet”.