Meghan ndryshon emrin e markës, kjo është arsyeja

118
fresco

Meghan ka ndryshuar emrin e markës së saj të re nga “American Riviera Orchard” në “As Ever”.

“Vitin e kaluar mendova se riviera amerikane tingëllon si një emër i mrekullueshëm. Është lagjja ime, është një pseudonim për Santa Barbara, por më kufizoi në gjërat që prodhohen dhe rriten në këtë zonë”, shpjegoi Meghan në një video në Instagram, transmeton Indeksonline.

Meghan promovoi markën e saj në fillim të vitit të kaluar.

midle

Gjithashtu u njoftua se Dukesha dëshiron të promovoj produkte kozmetike dhe kujdesi, si edhe letra ambalazhi dhe kalendarë.

“As Ever” do të thotë “siç ka qenë gjithmonë” ose “në të njëjtën mënyrë që është gjithmonë”, shpjegon Meghan.

“Ky kapitull i ri është një zgjerim i asaj që ka qenë gjithmonë mënyra ime për të përcjellë dashurinë. “Shkrirja e bukur e gjithçkaje që dua – ushqimi, kopshtaria, argëtimi i njerëzve, të jetuarit me vetëdije dhe gjetja e gëzimit në të përditshmen”, tha ajo./Indeksonline/

 

Comments