Mehmetaj e gjen personin që organizoi sharjet ndaj tij: “Narkomani përmes të cilit Vetëvendosja i instrumentalizoi tifozët e Gjakovës”
Gazetari Lirim Mehmetaj ka gjetur personin që organizoi thirrjet e sharjet ndaj tij në një ndeshje në Gjakovë.
Ai ka thënë se personi që ka organizuar sharjet ndaj tij është militant i Vetëvendosjes, Drilon Bardhi.
Përveç kësaj, Mehemtaj ka thënë Drilon Bardhi është dënuar edhe “blerje, posedim, shpërndarje dhe shitje të kokainës e marihuanës”.
“Pas një kërkimi të shkurtër, del se një nga 2/3 personat që e ka organizuar thirrjen është personi me emrin Drilon Bardhi. I njëjti vitin e kaluar, me datën 10 mars 2023, nga Gjykata Themelore në Gjakovë është shpallur fajtor dhe është dënuar me burgim për veprën penale “blerje, posedim, shpërndarje dhe shitje të paautorizuar të narkotikëve (kokainë dhe marihuanë)”. Siç thuhet në aktgjykimin e shpallur publikisht me 23 mars, gjatë kontrollit të policisë në veturën e tij i janë gjetur “6 qese najloni të mbushura me substancë narkotike në formë pluhuri, ngjyrë e bardhë e llojit kokainë”.” – ka shkruar ai.
Shkrimi i plotë: