Mehmetaj: Kurti njëherë tha propagandë për doracakët, pastaj “do t’i rishikojmë”; Aha
Gazetari Lirim Mehemetaj ka shkruar në lidhje me video-mesazhin e Kurtit për doracakët e edukimit seksual.
Mehmetaj ka përmendur faktin se Kurti njëherë i quajti propagandë informacionet e mediave për doracakët e pastaj tregoi se janë fshirë e do të rishikohen.
Sipas tij nuk ka logjikë që ata të rishikohen nëse e tëra ka qenë një propagandë.
E plotë:
Albin Kurti paska dal me një shpjegim për doracakët e turpit rreth edukimit seksual.
Fillimisht tha se kjo është një propagandë dhe nuk ka asgjë të vërtetë.
Okej.
Po nëse është propagandë, atëherë pse po thu që “kemi shprehur gatishmërinë për të rishikuar përmbajtjen që nuk e kanë gjuhën e përshtatshme”?
Pse po e pranon që ka pjesë që “nuk përputhen me kontekstin dhe standardet e edukimit”?
Dhe, pse po tregon se keni nxjerrë “vendim për largimin nga përdorimi i doracakëve”.
Pse po thu që do të bëni “komision përkatës për rishikim ku do të jenë të ftuar të gjitha palët”?
A mundet dikush me kuptim minimal të realitetit me na e shpjegu qysh quan diçka propagandë e në fund tregon se si rezultat i kësaj “propagande” keni nxjerr vendim për ndalimin e doracakëve, rishikimin e tyre, korrigjimin dhe formimin e një komisioni për përmirësimin e tyre?
Tash, nëse ka qenë propagandë, përse keni marrë vendime?
Aha, pra s’paska qenë propagandë.
Pra ato tekstet qenkan të turpit ashtu siç konstatuam ne dhe tash, si pasojë e kritikës tonë, ato po përmirësohen.
A nuk do të ishte normale që ju të na falënderonit për çështjen që u ngrit dhe tani po mundësohet përmirësimi?
Jeni të tmerrshëm dhe jeni të tmerrshëm qëllimisht.