Mehmetaj, Limajt: Ende besoj që ti nuk shkon me Kurtin, s’ia bën argatin Serbisë

Ndalja e sharjeve nga Vetëvendosja mund të jetë shkaku që, sipas gazetarit Lirim Mehmetaj, mund të ketë pasuar “me dëshirën kryesore për koalicion” të kreut të NISMA-s, Fatmir Limaj.
Megjithatë, sipas tij, Limaj “do të duhej ta kuptonte se s’ka nder më të madh se me u sha nga çerdhja e udbashëve dhe e pasardhësve të tyre.”

“Bashkëpunim me planin e Serbisë për deformim përfundimtar të shtetit të Kosovës”, e përkufizoi Mehmetaj një bashkëpunim potencial me Kurtin.
Duke iu drejtuar Limajt pas deklaratave të mbrëmshme në “Debat Plus”, Mehmetaj shtoi: “Unë ende besoj që ti nuk shkon me të. Nuk besoj se ia bën këtë argat Serbisë.”