Mehmetaj: Vazhdoj me besu që Limaj s’i përbin përshkrimet për të, rikthen një të Gërvallës

Gatishmëria e shprehur nga kreu i NISMA-s, Fatmir Limaj mbrëmë në “Debat Plus” për një koalicion të mundshëm me partinë fituese të zgjedhjeve u përcoll me reagime të shumta në opinion.

Gazetari Lirim Lirim Mehmetaj, përmes një postimi në Facebook, tha se “vazhdon të besoj” se Limaj “nuk i përbinë” përshkrimet e bëra nga zyrarët e qeverisë Kurti.
Konkretisht, Mehmetaj kujtoi një postim të ministres Donika Gërvalla në Facebook, ku i kundërvihet deklaratës së kryetarit të NISMA-s rreth kritikave të tij në atë botë se kryeministri Kurti “duhet ta mësojë njëherë se si funksion shteti”.