Mehmetaj: Veç Kurti dhe Serbia mendojnë që pavarësia e Kosovës ka qenë një lëvizje e njëanshme
Analisti dhe gazetari, Lirim Mehmetaj ka reaguar pasi që kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka deklaruar se ata që ankohen për veprimet tona të njëanshme janë duke u ankuar pse e kemi shpallur pavarësinë”..
Në lidhje me këtë Mehmetaj ka thënë se veç Kurti dhe Serbia, mendojnë që pavarësia e Kosovës ka qenë një lëvizje e njëanshme e Kosovës.
Tutje ai e ka quajtur turp deklaratën e Kurtit, duke shtuar se pavarësia e Kosovës ka qenë një proces i koordinuar dhe bashkërenduar me aleatët.
Postimi i plotë:
Albin Kurti kish deklaru qe:
“Ata që ankohen për veprimet tona të njëanshme janë duke u ankuar pse e kemi shpallur pavarësinë”.
Vec Albin Kurti edhe Serbia mendojne qe pavaresia e Kosoves ka qene nje levizje e njeanshme e Kosoves.
Ne shqiptaret, populli i Kosoves, e dijme qe pavaresia e Kosoves ka qene nje proces i kordinuar dhe bashkerenduar me aleatet.
Ka qene nje moment i mireorganizuar me Shtetet e Bashkuara te Amerikes e shtetet tjera mike.
Neve, shqiptareve, na ka ndihmuar bota demokratike te pavaresohemi dhe levizjet kane qene te perbashketa.
Argumenti i Serbise ka qene se po veprojme njeanshem. Tash kete qendrim e paska edhe kryeministri i Kosoves.
Turp. Turp. Turp.