Mësohet koha kur 6 të akuzuarit për vrasjen e policit dalin para gjykatës

Policia e Kosovës ka arrestuar dje shtatë persona të dyshuar për “planifikimin dhe kryerjen e vrasjes” së rreshterit Muhamed Lika.
Indeksonline mëson se të dyshuarit do të dalin sot para Gjykatës së Ferizajt nga ora 13:00.

Kujtojmë se Muhamed Lika u vra natën e 1 prillit në shkallët e ndërtesës ku jeton, derisa po kthehej në banesën e tij nga puna.
Gazmend Hoxha, drejtori i përgjithshëm i Policisë së Kosovës si edhe kryeprokurori i Prokurorisë Themelore në Ferizaj, Burim Çerkini, dhanë detaje për dyshimet e para që quan deri te vrasja.
Ndërsa, Gjykata Themelore në Ferizaj, Departamenti për të mitur, ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore të Ferizajt, për caktimin e masës prej një muaj paraburgim kundër të miturit Rejan Bela, si i dyshuar kryesor për vrasjen e rreshterit Muhamed Lika në Kaçanik. /Indeksonline/