Messi për Pep Guardiolan: Ai është nga një tjetër planet!

78
fresco

Lionel Messi ka dhënë një intervistë së fundmi dhe ka folur për trajnerin e Manchester Cityt, Pep Guardiolan.

Kjo dyshe kaluan momente fantastike së bashku sa ishin në Barcelonë, shkruan Indeksonline

midle

Messi thotë se Guardiola është nga një tjetër planet.

“Pep Guardiola është nga një tjetër planet. Ai është shumë ndryshe. Ai sheh gjëra që askush tjetër nuk e bën. Ai e ndryshoi futbollin. Të gjithë donin ta kopjonin. Në fakt, ai i bëri keq futbollit, sepse njerëzit u përpoqën të luanin si Barcelona jonë dikur”, u shpreh Messi

Guardiola me Messin fituan gjithë trofetë, duke përfshi La Ligan, Champions League, Copa del Rey dhe shumë tituj tjerë./Indeksonline/

Comments