Meta: Kuvend i turpit, deputetët morën para për të votuar

357

Presidenti i vendit, Ilir Meta ka dalë në një konferencë për media këtë të premte, dy ditë pasi Kuvendi votoi raportin e Komisionit Hetimor për ta shkarkuar nga detyra.

Meta tha se ka bërë fushatë vetëm për të mbrojtur zgjedhjet dhe se ftoi të gjitha forcat politike që të bashkëpunonin.

“Jo jam përfshirë në fushatë për mbrojtjen e zgjedhjeve. Janë ftuar të gjitha forcat politikë të bashkëpunojnë pa asnjë përjashtim. Janë 30 denoncime zyrtare janë nisur për ato institucione që kanë për detyrë të hetojnë krimet zgjedhore”, tha ai.

Kreu i shtetit e ka cilësuar si turpin më të madh Kuvendin që votoi për shkarkimin e tij.

“Nuk ekziston më një Kuvend i tillë. Ai Kuvend është turpi i gjithë atyre që e krijuan bashkë. E përjashtoj veten në mënyrë kategorike nga ajo që ka ndodhur atë ditë që kam qenë në Gjermani. Është një nga faqet më të zeza ai Kuvend. E nxorën dhe Presidentin e Republikës në pritë. Mos të harrojmë që ka shumë arsye ku Kuvend që iku, të votojnë në atë mënyrë sepse ju e dini që Presidenti ndaloi në 8 qershor një gjakderdhje të programuar të 2019, pra në prag të zgjedhjeve lokale, e cila do të pengonte që të shpallte Shqipërinë në organizatë terroriste. Por do flasim në 25 korrik”, deklaroi Meta.

Comments